Janë tërhequr anëtarët e komisioneve për zgjedhjen e kontraktorit dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të seksionit të tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, njoftoi ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai theksoi se qeveria nuk lejon ndikim përmes ndërmjetësve dhe se tentativat për korrupsion nuk tolerohen.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës, i cili ka tridhjetë vjet që vazhdon, do të vazhdojë me një plan të ri, më ekonomik, pasi ai i mëparshmi ishte shumë i kushtueshëm.

Ky reagim vjen pasi ditë më parë kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pati deklaruar se i është ofruar ryshfet për hekurudhat e Korridorit 8 dhe rastin e ka paraqitur tek organet kompetente.