Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në Intervistën e ditës të Alsat-M komentoi arrestimin e Ilir Metës duke sqaruar se ai duhet që të jap përgjegjësisë përpara drejtësisë së brendshme.
“ Nuk e di a ka qenë mbështetje direkte ndaj koalicionit VLEN, sa ka qenë mbështetje e opozitës. Sigurisht arrestimi i tij është i lidhur me cështjen e përgjegjësisë të cilën ai duhet ta spjegoj përpara organeve të drejtësisë së brendshme. Siç e kemi thënë në të kaluarën, i di Meta puntë e veta”, ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.