
Qeveria është stabile dhe po punon për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, kështu tha zv/kryeministri Izet Mexhitigjatë përurimit të ujësjellësit në Tetovë. I pyetur për largimin e Taravarit nga Qeveria dhe akuzat që ky i fundit i bëri ndaj VLEN-it, Mexhiti tha se prioriteti i tij nuk ka qenë anëtarësia e partisë.
“Më vjen keq që nuk e patën prioritet interesin e anëtarësisë së vet. Gojën plotënë rrugën e Arben Xhaferit dhe përfunduan në rrugën e Ali Ahmetit. I qoftë përhajr. Ne vazhdojmë si bllok i fuqishëm, si VLEN, të përkushtuar në realizimin e projekteve dhe vetë puna do flaës për ndryshimin dhe dallimin ndërmjet neve dhe atyre”, deklaroi Mexhiti.
“Ne brengosemi që qytetarët ta kenë më mirë, ata tjerët brengosen që t’ia lehtësojnë Ahmetit. Secili do të përgjigjet para strukturave të veta në zgjedhjet lokale”, deklaroi Mexhiti.
I pyetur për kërkesën e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale dhe pretendimet e partisë së Ahmetit se tani faktori shqiptar në pushtet ka vetëm 9 deputetë ndërsa 22 deputetë shqiptarë janë në opozitë, Mexhiti tha se nuk është diçka e re sepse si para një viti kur BDI e mbante anëtarësinë me gënjeshtra se megjithatë do bëhen pjesë e qeverisë Mickoski, ajo nuk ndodhi dhe tha se BDI vazhdon ët gënjejë elektoratin e vet.
“Sa i përket deputetëve mendoj e loja nuk ak përfunduar, loja sapo ka filluar. Nëse dikush ka mendu se me lëvizjen e Taravarit ka përfunduar loja, do shohim në vijim se kjo lojë do vazhdojë në terrenin e Frontit Evropian”, deklaroi Mexhiti.