Kryetari i Alternativës, në lidhje me zgjedhjet në Kosovë, ka shkruar se sot Kosova është një shembul i gjallë i demokracisë dhe vullnetit të popullit të saj.
“Kosova sot shkroi një kapitull të ri të pjekurisë demokratike! Pas dekadash sfidash dhe sakrificash, nga vitet e errëta të ’80-ta deri te shpallja e pavarësisë, sot Kosova është një shembull i gjallë i demokracisë dhe vullnetit të popullit të saj.
Vëllezërit tanë folën qartë dhe fuqishëm! Me votën e tyre, ata i dhanë mbështetje të madhe kryeministrit Albin Kurti, duke dëshmuar se besimi në vizionin e tij për Kosovën është më i fortë se kurrë.
Urime për fitoren e madhe Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj! Ky është një moment historik, një fitore e demokracisë dhe e shpresës për një të ardhme edhe më të ndritur.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të ecin krah për krah, duke e forcuar bashkëpunimin dhe duke ndërtuar ura më të fuqishme mes dy shteteve tona. Vëllazëria dhe bashkëpunimi ynë do të jenë edhe më të fortë!”, ka shkruar Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *