Policia është lëshuar në aksion gjithandej vendit dhe po arreston persona të cilët po tentojnë të blejnë vota, dhe ta kontrbandojnë vullnetin e qytetarëve.
Së fundmi, në Ohër janë ndaluar katër persona, të cilët janë kapur duke blerë vota, ndërsa po përgaditet edhe padi penale kundër tyre për shkelje të ligjit. Kujtojmë se ligji në këtë rast është shumë rigoroz dhe dënimi shkon deri në dhjetë vite.
Nga viti 2017 në Maqedoninë e Veriut ka patur pesë cikle zgjedhore, ndërsa 24 persona janë akuzuar për parregullsi zgjedhore, ndërsa 22 prej tyre janë dënuar me burg.
Kjo flet për një shkallë të lartë të dënueshmërisë për ata që tentojnë të manipulojë me vullnetin e qytetarëve.