
Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 ka folur rreth ligjit të përdorimit të gjuhëve.
Gashi ka theksuar se nuk duhet të krijojmë tensione në lidhje me këtë temë. Por, në kohë më të mira duhet të flasim për këtë temë. Ai ligj, duhet shqyrtuar në aspektin e praktikës, pragmatikës, funksionalitetit dhe kushtetushmërisë.
“ Ligjin për përdorimin e gjuhëve në këtë shtet duhet ta shohim në prizmin e praktikës, pragmatikës, funksionalitetit dhe kushtetutshmërisë, kjo është normale. Ajo gjë nënkuptohet. Mendoj se nuk duhet ti themi gjërat që nënkuptohen. Kështu që në kohë më të mira do të duhej që të flasim në atë temë, dhe jo të krijojmë tensione për diçka që nuk duhet të bëjmë”, tha midis tjerash Gashi.