Artisti Petrit Halilaj është zgjedhur anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Köln.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se kjo është një arritje tjetër shumë e rëndësishme në fushën e artit bashkëkohor.

“Lidhja e rrënjosur thellë me historinë e Kosovës shërben si bazë e veprave të Petritit të cilat janë orkestrime mjeshtërore që përfshijnë një shumëllojshmëri mediash. Këto vepra arti të jashtëzakonshme kanë zbukuruar festivalet dhe galeritë më të njohura, duke qëndruar si një dëshmi e talentit të tij të jashtëzakonshëm dhe duke promovuar Kosovën gjithandej botës”, është shkruar në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, përzgjedhja e Petritit “nuk është thjesht një vlerësim individual por edhe njohje e thelbit kulturor të Kosovës”.