Kryetari I Kuvendit, Afrim Gashi, thote se Komisioni për Rregulloren e Punës dhe Çështjet e imunitetit mandatar duhet të konstatojë se ka pasur shkelje të Kodit të Etikës së deputetëve dhe Komisioni thirret pas raportimit për incidentin nga ndonjë deputet. Deri me tani nuk ka raportim, por nga bisedat me deputetët Gashi pret që kjo të ndodhë së shpejti.

– Edhe unë kam të drejtë të ankohem, por si kryetar I Kuvendit e shoh veten si një person që I bashkon njerëzit dhe dëshiron të qëndrojë neutral. Unë pres që edhe deputetët ta bëjnë këtë. Gjatë ditës kam dhënë pauze që të mos na regjistrojnë kamerat, personalisht kam shkuar te deputetët e së Majtës dhe të VMRO-DPMNE-së dhe për pesë minuta e qetësuam situaten. I jam shumë mirënjohës deputetëve që me dëgjuan, por për reputacionin e Kuvendit është një fatkeqësi e madhe. Më vjen shumë keq që një ton I tillë ende dëgjohet në Kuvend dhe ky është modeli që ne u tregojme qytetarëve, pavarësisht se kush është deputeti apo grupi parlamentare. Qytetarët as që na përçajnë, por thonë “ju deputetë”… Kjo do të thote se me përfshijnë edhe mua dhe nuk dua që asnje qytetar të me perceptojë si person që sillet kështu. Nuk kam sharë askend në jetën time. Miqte e mi e dinë këtë. Për mua është e pakuptueshme që ka një qëndrim të tillë në Kuvend, në sallën plenare” –,tha kryetari Gashi.

Ai sqaron se nuk parashikohen sanksione specifike në Kodin e Etikës kur konstatohet shkelje, vetem paralajmërim publik, por sipas tij, vetë konstatimi se një deputet ka shkelur Kodin duhet të kete denimin me të madh.

Gashi thote se Kodi I Etikës është miratuar në vitin 2018 dhe së shpejti mund të ndryshohet. Ai tha gjithashtu se nga viti 2018 e deri me sot, Komisioni nuk ka mbajtur asnjehere mbledhje në lidhje me shkelje të Kodit të Etikës, edhe pse vitet e fundit ka pasur shumë incidente në Kuvend.