Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se Qeveria e vendit tërësisht është e përkushtuar për të promovuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin e shtetit
Ja dhe fjalimi i tij i plotë:
Qeveria është plotësisht e përkushtuar për realizimin e qëllimit tonë strategjik për integrimin në Bashkimin Evropian.
Në këtë proces, ne jo vetëm që e shohim të ardhmen e vendit tonë si anëtare me të drejta të plota të Unionit, por edhe si vend modern, ekonomikisht të qëndrueshëm dhe të begatë që përmbush standardet më të larta evropiane.
Vizioni ynë për Maqedoninë është përsëri e jotja dhe moderne, është e bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik, që do të na mundësojë të jemi partner i barabartë në familjen evropiane.
Sot ju prezantojmë projekt Agjendën Reformuese për periudhën 2024-2027, e cila është rezultat i përpjekjeve tona të përkushtuara për të avancuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit tonë në kuadër të Planit për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky plan, i iniciuar nga Komisioni Evropian, ka për qëllim të zvogëlojë pabarazitë ekonomike të shtetit dhe Bashkimit Evropian, duke u ofruar qytetarëve qasje në përfitimet e Bashkimit edhe para anëtarësimit zyrtar.
Agjenda jonë reformuese bazohet në katër shtylla themelore:

• Përforcimi i integrimit ekonomik me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian – Ky proces do të rrisë qasjen tonë në tregjet, do të përmirësojë tregtinë dhe do të nxis stabilitetin rajonal.
• Thellimi i integrimit ekonomik rajonal – Nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit me fqinjët tanë në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, do të krijojmë ekonomi më të fortë dhe më rezistente.
• Përshpejtimi i reformave fundamentale – Këto reforma janë kyçe për përputhjen tonë me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar zhvillim të shpejtë ekonomik dhe përfitime të konsiderueshme për të gjithë qytetarët tanë.
• Rritja e mbështetjes financiare për reformat – Me pako financiare prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante, ekonomia do të fitojë mbështetje të konsiderueshme për zbatimin e reformave dhe arritjen e synimeve tona.
Sipas formulës, 750.4 milionë euro duhet të na takojnë për periudhën 2024-2027. Agjenda reformuese për periudhën 2024-2027 duhet të miratohet nga Komisioni Evropian, i cili do të hapë mundësi për nënshkrimin e Marrëveshjes për mekanizmin e reformës dhe rritjes dhe Marrëveshjes për huamarrje. Pas ratifikimit të marrëveshjeve, do të parashtrohet kërkesa për tërheqjen e këstit të parë në shumë prej 7% nga alokimi i mjeteve, përkatësisht rreth 52.5 milionë euro.
Të nderuar,
Agjenda reformuese është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe do të përfshijë fusha prioritare siç janë reformat në administratën publike, tranzicioni energjetik, siguria kibernetike, digjitalizimi, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit.
Këto prioritete janë kyçe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë dhe për sigurimin e stabilitetit dhe progresit afatgjatë.
Është përgjegjësia jonë që të sigurojmë se të gjitha masat dhe hapat e parashikuara në Agjendën Reformuese do të zbatohen me sukses dhe se ne do të shfrytëzojmë këtë mundësi historike për zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe integrim në kuadër të Bashkimit Evropian.
Çdo hap që bëjmë, çdo reformë që zbatojmë është në drejtim të zbatimit të mëtejshëm të standardeve evropiane.
Kjo qeveri nuk do të ndalojë përpara asnjë sfide.

Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe vendosmëri të plotë për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë, sepse e dimë që e ardhmja jonë është në Evropë”