Kuvendi i Lëvizjes BESA vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit, njofton partia.

Gjatë diskutimit të zhvilluar, Kuvendi i Lëvizjes BESA njëzëshëm konstatoi se në mënyrë të pa kompromis, përfaqësuesit e partisë në Parlament dhe në Ekzekutiv, do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës:

– Luftën kundër krimit dhe korrupsionit

– Realizimin e kushteve për integrim e vendit në Bashkimin Europian dhe

– Zhvillimin ekonomik të vendit.

Lëvizja Besa, si pjesë e koalicionit VLEN, do të jetë në qeverinë e ardhshme VMRO-VLEN-ZNAM, e cila pritet të votohet në Kuvend pas Kurban Bajramit.