Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për 360 Gradë ka folur për raportet e administratës së re amerikane në krye me presidentin Donald Trump me Bashkimin Evropian dhe se si ndikojnë ato raporte në lidhje me shtetin tonë.
Gashi theksoi se është në interesin tonë që ne të vazhdojmë të ecim me aleatët tanë strategjik që janë BE-ja dhe SHBA-të dhe se këto raporte nuk duhet që të ndikojnë në qëllimet tona strategjike.
“ Me të vërtetë bota po futet në një fazë dinamike. Ku një sistem ndërkombëtar në raportet midis shteteve tashmë fiton fotografi të re. Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit prej kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mori detyrën. Dhe të gjitha paralajmërimet të cilat janë dhënë në raport me ndryshimin e politikave të jashtme. Kur jemi te shteti jonë dhe qëndrimi jonë unë mendoj se ne me mençuri në vitet e 90-dhjeta jemi përcaktuar qartë dhe saktë kush është qëllimi ynë? Ku janë qëllimet tona strategjike dhe se rrugëtimi jonë drejt zhvillimit të shtetit dhe përfshirjes në raportet ndërkombëtare do të realizohet përmes Brukselit dhe Uashingtonit. Ajo dyshe midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian të shndërruara në Uashington dhe në Bruksel. Pas këtyre ngjarjeve të reja, unë mendoj se miqtë tanë nuk do të na lënë në situatë që ne të zgjedhim. Unë mendoj se në asnjë rast ne nuk duhet të përcaktohemi për njërin ose për tjetrin. Mendoj se është në interesin e shtetit tonë që ne të vazhdojmë të ecim me ato dy këmbë”, theksoi midis tjerash kryeparlamentari Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *