Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 146 gjoba, nga të cilat 15 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tri sanksione për kalim në sinjal të mbyllur të semaforit.

“Janë vendosur 43 gjoba për kundërvajtje që u kushtojnë drejtuesve të motoçikletave, pesë masa për automjete të paregjistruara”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.