• July 1, 2024
  • adminE
  • 0

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Gashi shkruan se sot, letërsia shqiptare por edhe e mbarë bota shqiptare, humbi kolosin e letrave dhe intelektualin e saj të madh.
“Ai do të vazhdojë të na “flasë” por prej sot vetëm përmes veprave të tij. Kadare ishte ndër shkrimtarët më të njohur shqiptarë dhe një figurë e rëndësishme në letërsinë bashkëkohore botërore. Ai ka lënë gjurmë të thella në kulturën dhe literaturën shqiptare me veprat e tij të shumta që trajtojnë historinë, politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Ismail Kadare është i njohur për stilin e tij unik të të shkruarit por edhe për përkushtimin e tij ndaj çështjeve shoqërore e kombëtare. Talenti i tij i jashtëzakonshëm e bën atë një nga zërat më të rëndësishëm dhe të respektuar edhe në literaturën bashkëkohore.
Të hapërosh në botën e letrave pa Kadarenë nuk do jetë njejtë!
Ngushëllime familjes dhe më të afërmve të tij por edhe gjithë njerëzve të letrave dhe lexuesve të veprave të tij!”, ka shkruar Gashi.