
Gjatë ceremonisë së festimit të 28 nëntorit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar afër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, i cili siç dihet është shpallur persona non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo afërsi e Ali Ahmetit me Merkon dëshmon në fakt se Ahmeti asnjëherë nuk e ka marrë në konsideratë shpalljen e Merkos për person non grata nga SHBA dhe se ende vazhdon ta mbaj afër vetes.
Kujtojmë se edhe vet BDI-së ju deshën shumë ditë dhe fshehje nga opinioni për tu deklaruar për faktin se një funksionar i lartë i tyre gjendet në listën e të padëshiruarve të SHBA-së.
Tani parashtrohet pyetja se si Ahmeti do të arsyetohet para përfaqësuesve të SHBA-së në Shkup dhe faktorit ndërkombëtar se ende e mban afër vetes një person si Merko, kur ai, ndonëse për momentin është duke i shpëtuar drejtësisë së kapur të Maqedonisë së Veriut, por nuk i ka shpëtuar sanksionimit nga SHBA-ja.