Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativa në një intervistë për Lideri.mk deklaroi se kanë bërë hapa gjigandë gjatë këtyre katër muajve qeverisje si VLEN, ku ish subjektet tjera politike nuk kanë arritur që ta bëjnë as për dy dekada.
“Gjykoj se kur e shtrojmë këtë cështje a jemi të kënaqur ose a jemi të zhgënjyer, kjo e kërkon edhe një kontekst në të cilën është zhvilluar kjo dinamikë. Kërkon edhe një kornizë kohore brenda së cilës është zhvilluar kjo dinamikë politike. Në kuadër të kësaj, nëse ne gjykojmë për këtë katër mujor sa jemi në qeveri i bie se jemi të kënaqur për shkak se janë bërë disa hapa që për neve janë hapa gjigandë ku ish subjektet tjera në qeverisjet e kaluara nuk kanë arritur që ti bëjnë as për dy dekada qeverisje”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.