Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk se koalicioni VLEN është përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve. Ai ka falënderuar edhe të gjithë votuesit për çdo votë.

“Shpreh falenderim të thellë deri tek të gjithë ata që dje votuan për Dr. Arben Taravarin dhe më këtë dhanë mbështetje të padiskutueshme për koalicionin VLEN si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve!
Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare!
Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie!
Shkojmë deri në fund!”, ka shkruar Izet Mexhiti.