Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, djali i komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut, ka uruar Afrim Gashi për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që pritet të zyrtarizohet nesër në seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare.

Lushtaku thotë se është i lumtur që në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut po vjen një shqiptar, por mbi të gjitha një njeri i mirë, intelektual e profesionist.

“Nga nesër, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do ta ketë për Kryetar intelektualin, e mbi të gjitha, njëriun e mirë e të popullit, Afrim Gashin, mik i mirë i imi. Së pari i lumtur që Kryetar Kuvendi do të jetë një shqiptar, e së dyti, që këtë pozitë do e mbaj një njëri i denjë e me profesionalizëm të lartë. Urime mikut tim Afrimit, si dhe shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut!”, shkruan Lushtaku.