• July 3, 2024
  • adminE
  • 0

Ka përfunduar takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Ai zhvilloi fillimisht takime të veçanta dypalëshe, përpara se sesioni trepalësh të fillonte më vonë se sa ishte planifikuar. Pika e vetme e agjendës në të cilën duhej të shënonim përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të pjesëzimit.

Por Petkoviq ishte i interesuar vetëm për një pikë, që nënkupton aprovimin e draftstatutit evropian. Kanë thënë se mund të diskutojmë për pika të tjera pasi të ecet përpara me zbatimin e Asociacionit.

Ndërsa pala kosovare ka pasur propozime për secilën pikë dhe është e rëndësishme që marrëveshja bazike të pranohet në tërësi. Plani duhet të jetë gjithëpërfshirës pasi s’mund të dizajnojmë 10 plane.

Kërkesa e Lajçakut deri më 18 korrik është që të dërgohen komentet me shkrim për këtë marrëveshje.