Askush nuk është mbi ligjin dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta, theksoi sot në Shtip, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Angela Ageler.
Ambasadorja njoftoi poashtu se Lista e zezë do të zgjerohet.
“Gjithsesi ka shumë emra që mund të zgjidhen, po shqyrtohen më shumë emra, po shqyrtohen raste, po monitorohet situata në përgjithësi dhe ndoshta mund t’ju zhgënjej sepse nuk kam një datë të caktuar se kur kjo listë e zezë do të përditësohet, por është duke u bërë vazhdimisht, tha ambasadorja Angela Ageler.
Sa i përket legjislacionit të vendit, Ageler është e mendimit se reformat në drejtësi janë të nevojshme dhe të patjetërsueshme.