Grupi i punës i VLEN-it, i përbërë nga Azir Aliu, Adnan Azizi, Bashkim Murtezi dhe Visar Ganiu ka arritur në selinë e VMRO DPMNE-së, ku do të bisedohet për formimin e Qeverisë së re.
Gjatë hyrjes në takim, Azir Aliu tha para gazetarëve se sot do të flitet për metodologjinë dhe dinamikën e punës, ndërsa nga takimi i ardhshëm pritet të fillojnë bisedimet konkrete për zgjidhjet kadrovike.