
Gjykata Administrative ka refuzuar ankesën e Frontit Evropian lidhur me vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të Zhelinës.
Pas kësaj, pritet të ketë rivotim në këtë komunë, ndërsa sipas të gjitha gjasave, Fronti Evropian do të humb një deputetë, ndërsa VLEN do të merr një.
Këtë e ka paralajmëruar edhe vet kryetari i komunës së Zhelinës, i cili ka shkruar se tani rezultati do të jetë +800.
“E përshëndesim vendimin e Gjykatës Administrative, e cila është në një vijë me vullnetin të cilin qytetarët e shprehën më 8 maj. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se shpresa për qytetarët në vend po vjen, ndërsa manipulimet dhe krimi i këtij pushteti hibrid po bie.
Ndryshimi i filluar më 8 maj, ka filluar të realizohet, por që të jetë edhe më i shpejtë dhe më efikas i ftojmë qytetarët e vendvotimit 2101 – Komuna e Zhelinës, që të mërkurën (më datë 22 maj) të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre, të lirë, pa iu nënshtruar trysnive të BDI-së dhe manipuluesve të saj në ikje.
Ndryshimi i nisur nuk ka kthim prapa. Ja VLEN për Zhelinën dhe për çdo qytetar në vendin tone”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.