Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M deklaroi se ende nuk i kanë ndarë komunat se cila parti ku do të garojë.

Ibrahimi theksoi se për hir të vërtetës te partnerët tjerë të koalicionit, jashtë ASH-së nuk është me rëndësi se kush çka merr dhe sa merr, por me rëndësi është që të mbrohet kauza për të cilën u ndërtua VLEN si antipod i politikave korruptive të BDI-së.
“ Jo d.m.th. aktualisht nuk janë zhvilluar fare bisedime mes partnerëve tjerë të Koalicionit për çfarë mund të marrim ne, çfarë mund të marrin të tjerët. Kjo për arsyen e thjeshtë se kemi dashur që të ndjehet Aleanca mirë dhe të ketë mundësi që ta shpreh vullnetin e saj. Në kohën që Aleanca deklarohet rreth këtij propozimi që e thatë ju, atëherë ne do të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhje. Ajo që është shprehur si vullnet i partnerëve tjerë të këtij koalicioni është që ne detyrimisht do të merremi vesh. Për shkak se, për hir të vërtetës më duhet ta them te partnerët tjerë të koalicionit nuk është çështja e parë kush çka merr dhe cila është përqindja e saj. Por është mbi të gjitha që të vazhdohet të mbrohet kauza e VLEN-it si antipod ndaj politikave korruptive të BDI-së”, deklaroi Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *