Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Pastel” në TV21 është pyetur edhe për larimin e deputetit Hysni Ismaili nga partia. Ibrahimi tha se atij i vjen keq që ai është larguar, por ka shtuar se kjo nuk do të paraqet ndonjë humbje të madhe për partinë. Ai mori shembull zgjedhjet e fundit lokale për këshilltar që u mbajtën në Tetovë, e ku, Hysni Ismaili, në vendin ku voton ai kishte marrë vetëm tre vota.
“Nuk mendon që ka bërë mirë që ka ikur por në teren fare nuk bën problem për shkak se në zgjedhjet e fundit për këshilltarë në kutinë ku voton ai dhe familja e tij ka patur vetëm 3 vota për Alternativën, që nuk është humbje kjo punë. Më vjen keq për se dikush i cili ka qenë bashkë me neve sot nuk është. Gjithsesi është vlerëismi i tij dhe respekt për vendimin e tij. I dëshirojë sukses në rrugën që e ka marrë”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *