Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi” është pyetur rreth kandidatëve të mundshëm të Alternativës për zgjedhjet lokale.
Ibrahimi, nuk ka pranuar një ndarje të këtillë, por ka theksuar se duhet biseduar për kandidatët e VLEN-it që duhet të janë kandidat cilësor e që do t`i përfaqësojnë shqiptarët në mënyrë të suksesshme dhe cilësore.
“ Përtej interpretimit të këtillë unë gjykoj se edhe Visar Ganiu, edhe Valbon Limani, edhe Bilall Kasami janë kandidat të VLEN-it. Dhe nuk dua t`i shoh se të cilës parti të veçantë janë. Për shkak se ata do ta përfaqësojnë VLEN-in, po qe se ashtu mbeten deri në fund. Për neve nuk është temë e kacafytjeve se kush në cilën komunë do të garojë sa është e rëndësishme që ne si VLEN që të garojmë me kandidat cilësor me kandidat që e përfaqësojnë VLEN-in në mënyrë dinjitoze. Nuk e kemi përfunduar këtë pjesë të diskutimit. Jemi duke biseduar. Shpresoj se shumë shpejt do e shpallim. A do të janë ata të AAA, LD, ASH ose Besës është çështje sekondare. Çështja primare është që ato të janë kandidatët më të mirë të mundshëm të VLEN-it që do të sjellin edhe cilësi edhe sukses në pushtetin lokal”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *