
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M i pyetur rreth daljes vet në zgjedhje të ASH-së dhe nëse do ta përkrahnin ata ASH-në në kësi rrethane, ai është decid se dalja e ASH-së vet në zgjedhje është një shërbim për BDI-në.
“ Mua më vjen mirë që ai përfundimisht nuk e përmendi bashkëpunimin me BDI-në dhe ky është lajm i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për vet Aleancën për shqiptarët. Më vjen mirë që ka reflektuar dhe është penduar nga ajo që e kishte thënë në të kaluarën se ka pasur edhe komunikim me njerëz të BDI-së, me lidershipin e saj. Dhe më vjen mirë që ai ka reflektuar që nuk ka opsion të bashkëpunimit me BDI-në. Por, më duhet të them edhe një gjë tjetër që në opinion është mjaft e qartë që edhe po të shkohet vet si Aleancë për Shqiptarët edhe ky është një shërbim për BDI-në”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi.