Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në intervistën e tij për Click Plus sqaroi se arrestimet e të korruptuarve nuk i bënë Qeveria, por policia me urdhërin e Prokurorisë.
Realisht, Prokuroria dhe Gjyqësia, sipas Ibrahimit, është e kapur nga nomenklatura e deridjeshme qeveritare. Por, gjërat do të ndryshojnë, edhe pse ne, theksoi Ibrahimi, nuk duam që të kemi asnjë ndikim në krejt këtë proces.
“ Ju e dini se arrestimet nuk i bënë qeveria, por ato i bënë policia me urdhër të Prokurorisë. Realisht, në gjyqësor akoma ka shumë punë të cilat kanë mbetur ose shumë struktura të cilat kanë mbetur të kapura nga nomenklatura e deridjeshme qeveritare. Për hir të vërtetës, ne për shkak se nuk kemi asnjë ndikim e as që do të donim të kemi ndikim, mendoj se shumë lëndë po zvarriten. Por, ato nuk do të mbeten gjithnjë nëpër sirtare të Prokurorisë. Për shkak se edhe Prokuroria është e detyruar që ti procesoj ato lëndë. Ne shpresojmë që shumë shpejt ato lëndë do të dorëzohen dhe do të kemi padi konkrete të njerëzve të cilët e kanë shkelur ligjin”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *