Zëvendës ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli-Shaqiri ka ndarë një lajm me interes për qytetarët.
Ajo mes tjerash ka thënë se fluturimet në dy aeropotet e Maqedonisë së Veriut do të pasurohen me linja të reja ajrore.
“Një zgjerim i ndjeshëm i rrjeteve të fluturimeve, të cilat do të ofrojnë gjashtë destinacione të reja dhe do t’i lidhin qytetarët e vendit tonë me qendra kryesore ndërkombëtare” ka shkruar Zekolli-Shaqiri.
Sipas saj këto do të jenë linjat e reja ajrore të cilat mund t’i përdorin qytetarët.
Nga data 30 mars 2025, dy herë në javë fluturim Shkup – Dubai – Shkup me kompaninë “FlyDubai”
Nga data 30 qershor 2025, dy herë në javë fluturim Shkup – Barcelonë – Shkup
Nga muaji qershor, 2025, tre herë në javë fluturim Shkup – Lyon – Shkup
Nga viti i ardhshëm, tre herë në javë fluturime Shkup – Stuttgart – Shkup
Nga ana tjetër, Aeroporti i Ohrit, një destinacion i rëndësishëm për turistët në Maqedoninë e Veriut, po zgjerohet me disa linja të reja.
Nga Ohri do të ketë fluturim dy herë në javë Ohër – Basel/Mulhouse – Ohër.
Lajm tjetër i rëndësishëm është që kompania “Turkish Airlines” do të fillojë rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit. Nga marsi i vitit 2025, me destinacion Ohër – Stamboll – Ohër.
Zekolli-Shaqiri thekson se ritja e numrit të linjave ajrore dhe shtimi i fluturimeve të reja do të ndikojë padyshim në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Gjithashtu krijon mundësi të reja për të bashkëpunuar ndërkombëtarisht dhe në shkëmbim të kulturave.
Fluturimet e reja do ta lehtësojnë udhëtimin e qytetarëve dhe vizitorëve. Kështu, Maqedonina e Veriut bëhet një pikë më e rëndësishme në hartën e transportit ajror.