Analisti politik, Arsim Zekolli, në emisionin e fundit në KLAN TV, komentoi se reagimet e fundit të liderit të ASH-së, Arben Taravari, vijnë si pasojë e vetëdijësimit për dështimin e përpjekjeve të tij politike dhe partisë së tij në disa nga qytetet kryesore shqiptare.

“Reagimet e z. Taravari vijnë si pasojë e vetëdijësimit të tij dhe grupacionit të tij se tentativa dhe dëshira për të depërtuar në Kumanovë, Shkup dhe Tetovë dështuan, dhe tani ka mbetur në një pozitë të palakmueshme, ku VLEN-i thuajse publikisht i kanë thënë se nuk kemi nevojë për ty”, tha Zekolli.

Sipas tij, Taravari ndodhet në mes të dy palëve politike, pa ndonjë mbështetje të qartë: “BDI-ja ka nevojë për të vetëm sa për ta tërhequr, por duhet të jesh jashtëzakonisht naiv të mendosh se BDI-ja do t’ia ofrojë vërtet pesë komuna.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *