Deputeti i VMRO-DPMNE, Brane Petrushevski, ka akuzuar Ljupço Nikolovskin se i ka dhënë mundësi kompanisë “Arexport” nga Strumica që ta dëmtojë buxhetin për mbi gjysmë milioni euro. Petrushevski thotë se Nikolovski ka qenë ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, i cili ka nënshkruar kontratë për dhënie me qira të tokës bujqësore Arexport-it, por edhe ministër kur kompania nuk e kishte paguar qiranë për dy vite radhazi. Sipas Petrushevskit, kontrata është nënshkruar për një investim mbi 2.4 milionë euro, mirëpo sipas tij nuk janë realizuar as 300 mijë.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE

“Ljupço Nikolovski ka mundur ta ndërpresë kontratën, por nuk e ka bërë. Ljupço Nikollovski nuk mund të largohet nga shërbimet dhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, sepse ndër të tjera kompania ‘Arexport’ ka marrë përsipër të investojë 2 milionë e 450 mijë euro në tokën e dhënë me qira dhe nuk ka investuar as 300.000 euro. Veç kësaj, bëhet fjalë për 1.416 hektarë tokë, e jo për 100 apo 1000 m2, pasi Ljupço Nikolovski nuk mund të thotë se nuk e ka ditur apo se nuk i ka mbërritur asnjë informatë”

Deputeti i VMRO-DPMNE-së shtoi se nuk është e besueshme që për një kontratë mbi 1400 hekarë të mos jetë në dijeni Nikollovski./SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *