Sipas VMRO-DPMNE, LSDM dhe Filipçe vazhdojnë ta luajnë spektaklin e distancimit nga BDI dhe ende nuk i kanë kërkuar falje popullit për shkak se lejuan Grubin të vjedhë, ndërsa populli të varfërohet.

“Përpjekja e LSDM-së dhe Filipçes, si dhe të gjitha manovrat e tyre për t’u distancuar nga BDI dhe Grubi, janë përçmuese dhe qesharake. Populli nuk mund të manipulohet më me përpjekje të lira të LSDM-së për t’u distancuar nga BDI, dhe pikërisht për këtë arsye rejtingu i tyre po bie çdo ditë dhe është në rënie të lirë. LSDM-ja ishte në pushtet falë servilizmit të saj ndaj BDI-së; ajo ishte në pushtet sepse sillej si shërbëtore e BDI-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Siç thonë nga partia në pushtet, përpjekja e LSDM-së për të qëndruar me çdo kusht në pushtet ishte baza për koalicionin me BDI-në, që çoi në përhapjen e krimit dhe varfërimin e popullit.

“Përpjekja e Filipçes për t’u distancuar nga BDI-ja jo vetëm që është absurde, por edhe hipokrite, sepse ai është ndër ata që i mundësoi Grubit dhe BDI-së të shndërrojnë krimin në praktikë sistematike. LSDM-ja dhe Filipçe duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve për abuzimin me paratë publike, për faktin se e dinin dhe e lejuan Grubin të bënte krim, ndërsa padrejtësia dhe paligjshmëria të mbizotëronin”, shtojnë nga partia e Mickoskit.

LSDM-ja, shtojnë ata, ose do të bëjë një rishikim të sinqertë të politikave të saj dhe do të shkëputet plotësisht nga BDI-ja, ose do të vazhdojë të fundoset në llumin e vet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *