Sot deputetët e VLEN-it njëzëri kanë kundërshtuar Ligjin e Branitellave në Kuvend.

Sipas tyre është e papranueshme që ky ligj të plotësohet pa përfshirjen e të drejtave të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Këtë e kanë demonstruar me paraqitjen publike në foltore nëpërmjet deputetit, Adnan Azizi.

Përveç kësaj, deputetët e VLEN-it kanë votuar kundër Ligjit për Branitellat.

Për dallim nga koalicioni VLEN, kujtojmë se Ligji i Branitellave është votuar, madje edhe plotësuar disa herë në favor të branitellave gjatë qeverisjes së BDI-së.

Me Ligjin e Branitellave BDI i’a ka mundësuar branitellave dhe familjarëve të tyre studimet falas në Universitetin Shqiptar të Tetovës, ndërkohë që numri më i madh i ish pjesëtarëve të UÇK-së janë vrarë pas luftës si pasojë e politikave antishqiptare të qeverisë së mëparshme.

Poashtu kujtojmë se me aminin e BDI-së, familja e kriminelit të Masakrës së Lubotenit në vitin 2001 gjatë 8 viteve sa ka qëndruar Johan Tatçullovski në burg kanë marrë nga 5 mijë euro në muaj, apo gjithsej 480 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *