VLEN ka përsëritur edhe një herë mbështetjen për bujqit, që i vlerëson si baza e zhvillimit ekonomik dh eheronj të vendit.

Me këtë rast VLEN njoftoi se si Qeveri kanë ndarë 1 miliardë denarë për pagesën e subvencioneve të mbetura. Kështu, 9,000 bujq do t’i marrin mjetet që i kanë merituar me shumë mund.

“Shumica e këtyre njerëzve të guximshëm kanë pritur madje 4 vite për mbështetje, por me vendimin tonë të parë, përmes ribalancit të buxhetit, siguruam mjete për të korrigjuar këtë padrejtësi. Obligimi ynë është që deri në fund të vitit të mos ketë më vonesa në pagesat e subvencioneve, për t’u siguruar që çdo bujk të punojë pa stres dhe pa pasiguri”, thonë nga VLEN.

Siç shprehen, koalicioni VLEN është këtu për të ofruar stabilitet dhe mbështetje për bujqit, në mënyrë që ata të mund të përqendrohen në atë që dinë të bëjnë më së miri – të prodhojnë dhe të sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre dhe për ne. Prandaj zotohen e do të japin mbështetje të rëndësishme për prodhimin bujqësor dhe zhvillimin e ekonomisë.

“VLEN është simbol i shpresës së re dhe besimit në institucionet. Ne jemi këtu për të korrigjuar padrejtësitë dhe për t’u siguruar që bujqit tanë të marrin atë që meritojnë. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme ku bujqit do të respektohen, mbështeten dhe vlerësohen ashtu siç meritojnë!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *