Nga Koalicioni VLEN, sot kanë deklaruar se beteja kundër korrupsionit është zotim i tyre.
Sipas tyre është e qartë se shqiptarët presin epilog ligjor për të gjitha dyshimet e bazuara për krim të kryer apo abuzim me pozitat politike për sigurimin e përfitimeve për persona të afërt.
“Koha kur politikanët mbrohen si kastë e veçantë që ka më tepër të drejta dhe mundësi se sa shqiptarët e thjeshtë – ka kaluar. Të bëjmë përmbledhjen.
Kompania RITRON COPY DOOEL, import-eksport nga Kumanova, pronar i së cilës është nipi i deputetit të të ashtuquajturit- Frontit Europian, Elmi Aziri, për vetëm një vit ka inkasuar gjithsej 7 milionë denarë nga institucionet shtetërore. Pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore gjatë asaj periudhe menaxhere kanë qenë stafi i Artan Grubit dhe BDI-së. Tashmë është e qartë se pse deputeti Elmi Aziri ishte një nga mbështetësit më të zëshëm të koalicionit të Ziadin Selës me Ali Ahmetin.
Është koha për veprim!
Ftojmë Komisionin Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare dhe Prokurorinë Publike të kontrollojnë:
– A ka raportuar deputeti Elmi Aziri në fletën e anketimit se firma e nipit të bashkëshortes së tij është rrethanë e mundshme për konflikt interesi?
– A ka shtuar pasurinë deputeti Elmi Aziri në periudhën nga qershori 2021 deri në tetor 2022, apo më pas?
Të hetohet nëse tenderët e pranuar nga kompania RITRON COPY DOOEL, import-eksport nga Kumanova, janë rezultat i ndikimit politik të arritur nga deputeti Elmi Aziri?
Presim që institucionet të veprojnë brenda një kohe të arsyeshme, dhe vihemi plotësisht në dispozicion të tyre për informacione shtesë për të cilat konsiderojnë se do t’i ndihmojnë për të pastruar këtë dosje me efikasitet.
Do të vazhdojmë edhe më tutjeme publikimin e dyshimeve të bazuara për korrupsion politik, të drejtuar nga kuadrot e Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës”, kanë thënë nga VLEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *