Nga opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut (VLEN) kanë pranuar sfidën e Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili sot kërkoi që partitë politike të bëjnë marrëveshje që kushdo që i humb zgjedhjet, mos të merret më me politikë pas zgjedhjeve, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se janë të gatshëm, kudo që e zgjedh BDI noterin, të shkojnë e të nënshkruajnë.

“Më 24 prill dhe 8 maj, populli shqiptar do të nënshkruajë konfirmimin e pensionimit politik të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Artan Grubit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Përpjekjet e tilla bllofuese të kryesisë së frikësuar të BDI-së për të fshehur frikën nga ndryshimet që do të ndodhin, nuk kalojnë askund, sepse asgjë nuk varet më prej tyre. Megjithatë, VLEN nuk do të lejojë as hapësirën më të vogël për shpërndarjen e mjegullës. Ftojmë Ali Ahmetin, Bujar Osmanin, Artan Grubin që të zgjedhin një noter dhe një kohë ku do të nënshkruajmë deklaratat se kushdo që humbë nuk do të ketë të drejtë të merret më asnjëherë me politikë”, thonë nga VLEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *