Pas një pauzë të gjatë prej dy orëve, deputetët e Kuvendit sërish janë kthyer në vendet e tyre.

Kjo për të vazhduar seancën e jashtëzakonshme ku do të diskutohet lidhur me koeficientin e pagës minimale.

Por përsëri në këtë seancë nuk janë të pranishëm deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Theksojmë se disa orë më parë njëri nga deputetët e VV-së, Eman Rrahmani kërkoi që të ketë unitet midis pozitës dhe opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *