Tre liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë vazhduar takimet në Berlin. Ata kanë njoftuar se kanë realizuar një takim me deputetin e SPD-së, Josip Juratovic.
Në takim është diskutuar për të ardhmen europiane të vendit.
“Bashkë me kolegët e mi, Bilallin dhe Izetin, patëm nderin të takojmë deputetin e SPD-së, Josip Juratovic me të cilin diskutuam mbi perspektivën eurointegruese të vendit, sfidat të cilat ndodhen para nesh, por edhe luftën e pakomprimistë ndaj korrupsionit i cili për çdo ditë e më shumë po bëhet pengesa kryesore e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.
Kujtojmë se dje ata kishin takim në Parlamentin gjerman me deputët të grupit parlamentare të CDU-së.
Fokusi i takimit ishte thellimi I bashkëpunimit në më shumë sfera mbi gjitha në atë të tërheqjes së investitorëve gjerman.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *