Në selinë e VMRO-DPMNE-së dje u realizua takimi i parë në nivel të grupeve punuese mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN.
Në takim sipas komunikatës së VLEN është theksuar nevoja për mbajtjen e përcaktimeve programore, të kihet kujdes me principet e dakorduara, dinamizim i fuqishëm i integrimeve të BE-së, lufta e pa kompromis kundër korrupsionit.
Gjithashtu bëhet e ditur se për resorët do të diskutohet ditët ne vazhdim. Burimet tona flasin që VLEN do të ketë deri në 30% të pushtetit.
Jozyrtarisht flitet që edhe posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë VLEN-it, por ende nuk është definuar. Sipas burimeve partiake, dy kandidatët e mundshëm të VLEN-it për këtë post janë kryetari i Alternativës Afrim Gashi dhe Halil Snopçe nga ASH-krahu i Taravarit.