Pandemia e Covid ndodhi sepse një virus doli nga laboratori në Wuhan, Kinë. “Nëse do të ishte kështu, do të ishte aksidenti më i kushtueshëm në historinë e shkencës”. Këtë e deklaroi biologia molekulare e MIT dhe Harvardit, Alina Chan, në një editorial në New York Times (NYT), duke ofruar pesë shpjegime për tezën e saj.

Virusi që shkaktoi pandeminë “u shfaq në Wuhan, qyteti ku ndodhet laboratori më i rëndësishëm në botë për viruset e tipit Sars”, shpjegon Chan, sipas të cilës “një vit para pandemisë instituti i Wuhanit, duke punuar me partnerët amerikanë, kishte propozuar krijimin e viruseve me karakteristikat dalluese të Sars-CoV-2.”

Sipas saj propozimi përshkruante një plan për të krijuar viruse çuditërisht të ngjashëm me Covid. Chan thekson se “partnerët amerikanë ndoshta ishin në dijeni për vetëm një pjesë të hulumtimit të kryer në Wuhan. Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, disa nga kërkimet e kryera nga instituti u klasifikuan ose u kryen me ose për ushtrinë kineze.”

“Laboratori i Wuhan-it e kreu punën në kushte të biosigurisë së ulët që nuk mund të kishte një virus të pranishëm në ajër aq ngjitës sa Sars-CoV-2”, vëren sërish Chan.

Ajo thekson se hipoteza që Covid-19 të ketë dalë nga tregu i ushqimeve të detit në Wuhan nuk mbështetet nga prova të forta.

“Ekziston ende një mungesë e provave të qarta që mund të pritej nëse virusi do të kishte dalë nga tregtia e kafshëve të egra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *