Të rinjtë në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi më së voni në Evropë i lëshojnë shtëpitë e prindërve të tyre, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhëna të Eurostatit.

Ballkani është në krye të kësaj liste. Të rinjtë në Mal të Zi mesatarisht jetojnë me prindërit e tyre deri në moshën 33,3 vjet, në Maqedoni të Veriut deri 32,1, në Kroaci 31,8, në Serbi deri 31,5, Greqi 30,6, ndërsa në Bullgari deri 30 vjet.

Në Evropën Jugore dhe në Ballkan, më shumë se gjysma e njerëzve të moshës prej 20-25 vjet jetojnë me prindërit e tyre. Në Evropën Veriore, kjo përqindje është nën 20%, e madje edhe nën 10%.

Më herët nga shtëpitë e prindërve të tyre largohen të rinjtë në vendet skandinave. Me moshë mesatare prej 21,4 vjet, finlandezët e rinj janë ata të cilët më herët largohen. Menjëherë pas tyre janë danezët dhe suedezët në 21,8, pastaj norvegjezët në 22,5 vjet.

Në mesin e vendeve të Evropës perëndimore, më gjatë me prindërit e tyre jetojnë spanjollët dhe portugezët e rinj, deri 30,4 gjegjësisht deri 29,1 vjet. Britani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *