Mbrëmë vonë Sindikata e Kontrollorëve të Komunikacionit Ajror ka mbajtur takim të anëtarësisë ku në mënyrë të ashpër kanë dënuar sulmin mbi kolegun e tyre dhe ishte konfirmuar qëndrimi se sulm mbi një koleg të tyre është sulm mbi gjithë ata. Në takim janë marrë disa vendime dhe kërkesa të cilat kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski i ka publikuar në fejsbukun e vet.
Një nga kërkesat është që policia menjëherë të gjej personat përgjegjës për sulmin ndaj kolegut të tyre, ndërsa është kërkuar edhe asistencë nga MPB për mbrojtjen e objektit ku kontrollohen fluturimet.
Mes tjerash ata kanë kërkuar nga drejtorët e M-NAV menjhertë japin dorëheqje, nëse nuk ndodh kjo atëherë kërkojnë nga qeveria që t’i shkarkojnë të njëjtit, ndërsa nëse nuk ndodh kjo ata kërcënojnë me mbylljen e hapësirës ajrore. /Alfax.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *