Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoin se është bërë shpallja për kompresorët në sallat kirurgjike në Qendrën Klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa deri në fundvit shpreson që të gjitha sallat të jenë të gatshme për përdorim.

Sa i përket Klinikave në qytetet e tjera, Taravari, në “Daily Click”, tha se beson se të njëjtat mund të japin shërbime më tepër sesa japin aktualisht dhe nuk kanë nevojë t’i dërgojnë pacientët në Shkup. Nëse ka nevojë, thotë se do të dërgojnë mjekë nga Shkupi në qytetet tjera si Tetova, Shtipi, Manastiri, Struga e Ohri.

Mjekësia primare funksionon relativisht mirë, thotë Taravari, megjithatë shton se ka mungesë kuadri në vendet rurale. Propozon që në ordinancat ku ka dy apo tre mjekë amë, një prej tyre të shkojë për kontrolle në fshatra. Do të motivohen edhe financiarisht.

Sa i përket parkingut të paralajmëruar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, Taravari njoftoi se është diskutuar në seancë qeveritare, por ministrja e re e financave ka kërkuar kohë për të parë nëse ka implikim financiar, përshkak se do të shkojë si partneritet publiko privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *