Sot, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, iu përgjigj ftesës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për të marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Dr. Amir Elezi, drejtori i Klinikës së Transfuziologjisë.

Ibrahimi theksoi rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke e konsideruar atë si një akt bamirësie që ndihmon jo vetëm ata që e marrin, por edhe ata që e japin. Ai shpjegoi se çdo mililiter gjak i dhuruar mund të shpëtojë një jetë, duke nënvizuar se kjo është një mundësi për të kontribuar në shëndetin e shoqërisë.

“Dhurimi i gjakut nuk është vetëm një dhuratë, por një veprim i madh që reflekton empatinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë. Prandaj, është e rëndësishme të angazhohemi në këto aktivitete dhe të inspirojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën,” tha Ibrahimi.

Ai e përfundoi me një mesazh të fuqishëm: “Prandaj ia VLEN.” Me këtë angazhim, Ibrahimi nxit të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në mënyrë aktive për të ndihmuar ata që kanë nevojë për gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *