
Enti Shtetëror i Revizionit ka zbuluar shkelje të rënda në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI). Sipas raportit të fundit, 206 persona figuronin në listën e pagave të Fondit, ndonëse nuk ka dëshmi që ata kanë shkuar realisht në punë.
Përveç kësaj, gjatë vitit 2023, FSPI ka paguar 2.5 milionë denarë në formë shpërblimesh për punonjës që thuhet se kanë pasur “angazhim të jashtëzakonshëm”, por pa ndonjë dokumentacion mbështetës që justifikon këto pagesa.
Këto gjetje janë vetëm një pjesë e problemeve të shumta me të cilat përballet Fondi, përfshirë edhe deficitin e madh buxhetor, mungesën e kuadrit profesional dhe keqmenaxhimin e mjeteve financiare.