Sipas vlerësimeve të fundit të sigurisë, mbi 140 persona janë larguar nga vendi për të luftuar për Shtetin Islamik gjatë viteve të fundit, nga të cilët 85 janë kthyer në vend. Sipas informacioneve të fundit të sigurisë, pesë shtetas të Maqedonisë ndodhen në Siri

Xhenur ISENI

Shkup, 2 nëntor – Vlerësimi aktual i rrezikut të sigurisë në vend është në një nivel mesatar, që do të thotë se niveli i aktivitetit të shërbimeve të sigurisë është rritur, pas sulmeve të grupit militant palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, tha dje Koordinatori Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit Zllatko Apostollski. Ai shpjegon se vetëm disa muaj para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, vlerësimi i sigurisë maqedonase për rrezikun e kërcënimeve terroriste ishte në nivel të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *