Afrim Gashi, udhëheqësi i forcës politike shqiptare në Maqedoni të Veriut, “Alternativa”, tregon për A2 CNN se çfarë rezultati mori në raundin e parë të presidencialeve, koalicion opozitar “VLEN”.

Ai akuzon “Frontin Europian” për vota të blera dhe për shantazhe gjatë votimit të së mërkurës. Gashi thotë se nëse partitë shqiptare do të bashkoheshin me një kandidat për president, atëherë do të tejkalonin raundin e parë.Sipas tij, opozita shqiptare më 8 maj do të dale fituese në zgjedhjet parlamentare, ndërsa konfirmon pre A2 CNN se do të jetë në pushtet në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *