Vlera e Shportës minimlae sindikale për muajin tetor 2024 paraqet 61.249,00 denarë, informojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 m2 për tetorin shporta paraqet 76.624,00 denarë.
Krahasuar me vlerën e shportës minimlae sindiklae për shtatorin 2024 e cila parqiste 61.306,00 denarë është pakësuar për 57,00 denarë.
“me rëndësi është të ceket se masa e Qeverisë prë kufizim të vlerës së marzhave dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por, për shkak të lakmisë për përfitim tek tregtarët që Shteti duhet të frenojë, ata, kur kuptuan për qëllimin e Qeverisë për këtë masë, i rritën çmimet e të gjitha prodhimeve, ndërsa këtë e konfirmojmë edhe me rritjen e vlerës së disa produkteve ushqimore dhe pijeve në Shportën minimale sindikale për mbi 717 denarë për muajin e kaluar shtator, ndërsa në të njejtën në pjesën e ushqimit dhe pijeve në muajin tetor 2024 e cila paraaqet 22.069,00 denarë krahasuar me muajin shtator 2024 ( 23.034,00 denarë) është pakësuar për 965 denarë”, thonë nga LSM.
Sipas tyre, kjo konfirmon se çmimet duhet akoma të ulen, ndërsa rritja e tyre nuk ka kurfarë lidhje me logjikën ekonomike, as me maturinë, por, siç thonë, ka lidhje vetëm me lakminë e cila është gjithnjë e më e shprehur në Maqedoni.
Nga LSM konsiderojnë se gjatë krijimit të masave Qeveria duhet ta kyçë sindikatën në mënyrë që ato të jenë më tl mira, duke pasur parasysh se në masën e fundit 47 kategori të produkteve nga 70, u ndërmorën nga Shporta minimale sindikale të cilën e përgatitë LSM, ndërsa për të cilat e kanë lëvizjen e çmimeve në secilin muaj prej fillimit të vitit. Nga LSM konsiderojnë se nevojiten kontrolle më ë mëdha dhe nëse nevojitet edhe dënime për tregtarët e pandërgjegjshëm të cilët pasurohen në kurriz të punëtorëve dhe qytetarëve.