Në seancën e Kuvendit të Frontit Evropian, Zijadin Sela u zgjodh kryetar i Kuvendit. Në fjalimin e tij, Sela tha se opinioni vendor dhe ndërkombëtar sot e pa se si duket një parlament evropian, një shtet me kushtetutë evropiane dhe president evropian.
“Bashkë me partnerët, kolegët deputetë nga Fronti Europian, sot përcollëm porosinë më të rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve. Para opinionit vendor dhe ndërkombëtarë, sot demonstruam modelin e një Parlamenti Europian, të një vendi Europian, me një Kushtetutë Europiane dhe President Europian. Në seancën simulative nga ulësja e Kryetarit të Kuvendit, shpalosëm vizionin tonë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirjen e pakicave të tjera në Preambulë, si dhe zgjedhjen e Presidentit në Kuvend, duke u nisur nga parimet e demokracisë parlamentare siç është vendi ynë. Ne i sollëm opinionit, bashkëqytetarëve tanë dhe gjithë atyre që mund të kenë çfarëdo dileme, pamjen e një Maqedonie Europiane, prej së cilës nuk duhet të druajnë, por ta mbështesin dhe punojmë bashkërisht për ta realizuar. Të dashur miq, jemi shumë afër mbajtjes së kësaj seance edhe në godinën e Kuvendit, ku do të formalizojmë misionin tonë. Për të jetësuar këto projekte madhore, për të ardhmen tonë europiane, ju duhet që më 24 prill dhe 8 maj të votoni opsionin e vetëm progresiv, Presidentin Europian dhe deputetët e Frontit Europian!”, deklaroi Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *