
Sot, zëvendës ministrja e sportit, Safije Sadiku Shahini, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në prani të Ministrit të Sportit Borko Ristovski dhe deputetes Kaltrina Beqiri, promovoi terrenet e reja sportive pranë shkollës së mesme medicinale në Tetovë, udhëhequr nga drejtoresha Malsore Ramadani.
“ Kjo është një pjesë e vogël e përkushtimit tonë për Tetovën. Sporti është me Tetovën dhe ne si Koalicion VLEN dhe Qeveri jemi të përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Tetovë”, theksoi midis tjerash zëvendës ministrja Safije Sadiku Sadiku.
Përndryshe, në Tetovë sot u promovuan:
Fusha e futbollit me bar sintetik
Fusha e volejbollit me bar sintetik
Fusha e basketbollit me propilen sipas standardeve ndërkombëtare
Tribunë për 300 pjesëmarrës
VLEN për Tetovën! VLEN për zhvillim!