Nga sot, rruga lokale për në fshatin Bllacë para pikës kufitare me Kosovën do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Hyrja në Bllacë do të mundësohet nga një rrugë e përkohshme para pikës kufitare, për të cilën është vendosur sinjalistika në komunikacion.

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informojnë se se në këtë drejtim rrugor është duke u vendosur regjim i komunikacionit për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A4, në pjesën e vendkalimit kufitar “Bllacë” – Shkup (kryqëzimi “Stenkovec”), nënndarja 1.

Vazhdon edhe regjimi i përkohshëm i qarkullimit i vendosur më parë, sipas të cilit në dy kilometra para pikës kufitare, qarkullimi i automjeteve zhvillohet sipas regjimit të komunikacionit dykahësh (me dy rrethrrotullime të reja) dhe vendoset sinjalistika përkatëse e komunikacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *