Në bazë të Raportit të Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me rastin e fëmijës 14 mujashe të ndjerë Ryja Sulisi, ku janë konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve, u.d drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve mori vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe lëshoi Fletparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disciplinore për shkelje disciplinore të bërë nga punëtorët shëndetësorë- dy mjekët specialist të cilët kanë qenë kujdestarë dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël me 03.10.2024.

Njëkohësisht drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specijalistë nga institucioni shëndetësorë, për të cilët po zbatohet procedurë disciplinore, në bazë të nenit 192 alinea 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura discilplinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *